HomeSociale

Shifra rekord në Spanjë, kalon edhe Italinë për numrin e të infektuarve

Situata në Spanjë paraqitet shumë e rënduar. Numri i të prekurve po arrin shifra rekord dhe ka tejkaluar atë të Italisë. Sipas një njoftimi të ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë vetëm në 24 orët e fundit,janë shënuar 7.000 raste të reja të personave të infektuar.

124.736 është numri i të infektuarve, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 11.744, me 809 viktima në 24 orët e fundit. Me këtë rritje, Spanja mban vendin e dytë në botë pas SHBA-ve për numrin e të infektuarve. Në vendin iberik prej katër javësh, çdo gjë është në izolim të plotë.

Vetëm punonjësit e shërbimeve thelbësore kanë të drejtë të lëvizin të lirë ndërkohë që baret, restorantet dhe dyqanet janë të mbyllura. Kryeministri i vendit Sanchez ka vendosur të zgjasi datën e izolimit deri në 13 prill.


TË NGJASHME