HomeShowbiz

Shifra të çmendura! Menaxheri i vip-ave tregon se sa paguhen këngëtarët shqiptarë

Nuk është më sekret fakti që këngëtarët shqiptarë po fitojnë shumë të ardhura falë muzikës dhe koncerteve që bëjnë. Suksesi i tyrë ka bërë që ata të paguhen shumë dhe këtë e ka treguar ish-menaxheri i disa këngëtarëve të njohur, pikërisht Drin Zatriqi.

AI ka dalë hapur me një status në Facebook, duke thënë se me qeverinë e re në Kosovë duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës.

Sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe këngëtarët duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me gjoba të majme. Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fiton mbi 500 mijë euro.

Ndër të tjera, Drini shkruan:

Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.

Cmimet për disa artistë për koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labi – 5.000 euro

Sinani – 5.000 euro

Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro


TË NGJASHME