HomeLajme

Shifra të frikshme, si është përhapur koronavirusi nëpër botë?!

Që prej përhapjes së virusit, COVID-19, ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në të gjithë botën. Deri më tani përllogariten rreth 1 milionë e 200 mijë të prekur dhe rreth 65 mijë viktima.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajnë vendin e parë për numrin e personave të infektuar me 311.658 e ndjekur nga Spanja me rreth 130 mijë dhe Italia me 124 mijë.

Përsa i përket numrit të viktimave, Italia deri më tani mban vendin e parë me 15 mijë viktima, e ndjekur nga Spanja me 12 mijë viktima. Shifrat vazhdojnë të rriten, ndërkohë që është shqetësuese përhapja e virusit edhe në vendet e tjera të Europës, sidomos në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.


TË NGJASHME