HomeShowbiz

Shihni shndërrimin e motrave Kardashian-Jenner pas Met Gala

Kim Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të New York-ut.

Familja Kardashian-Jenner bëri mbrëmë në tapetin e kuq të Met Gala, atë që di të bëjë më mirë, të shkëlqejë.

Por ajo që ndodhi pas mbrëmjes gala, ishte akoma më befasuese për sytë tanë.

Kim Kardashian vendosi të shndërrohej në një kukull e veshur me një fustan bojëqielli dhe një paruke ngjyrë argjendi në festën post-gala, e cila u mbajt në “Up And Down”.

Motra e saj Kendall Jenner, 23 vjeç, dukej e veshur më “normale”, me një kostum të bardhë seksi që i ekspozonte këmbët elegante.

Ndërsa Kylie u shndërrua sërish, këtë herë me një paruke tjetër fustan rrjetë të tejdukshëm dhe me pupla gjithandej.

Nëna e tyre nuk ishte në festën pas Met Gala, por paraqitja e saj në tapetin e kuq na mjaftoi për të thënë se është një femër mjaft tërheqëse dhe në formë.  Kris Jenner ishte bërë bjonde për eventin dhe nuk e njohëm kur mbërriti me partnerin e saj Corey Gamble.


TË NGJASHME