HomeSport

Shijoni brenda 60 sekondave, 36 golat e Lionel Messit në La Liga

Këtë sezon te Barcelona, Lionel Messi ka zhvilluar një sezon fantastik. Ai ka udhëhequr ekipin në fitimin e titullit kampion në La Liga dhe ka shans për të fituar edhe “Copa del Rey”.

Në të gjitha kompeticionet, Messi ka shënuar plot 50 gola, një shifër kjo që shumë futbollistë ëndërrojnë ta përsërisin dy herë gjatë karrierës.

Në La Liga, Messi u shpall golashënuesi më i mirë me plot 36 gola, 13 asistime. Veç kësaj, argjentinasi ka krijuar më shumë shanse për shënim plot 92 dhe ka arritur të godasë portën plot 87 herë.

Golat e shumtë që Messi ka shënuar e bëjnë shumë të vështirë që të mbahen mend të gjithë. Për këtë gjë ka menduar La Liga, që pas përfundimit të këtij sezoni, ka postuar një 60 sekondëshe, ku përfshihen të gjithë golat e shënuar prej Messit këtë sezon.

Pra, le të shijojmë magjinë e Lionel Messi:


TË NGJASHME