HomeLifestyle

Shijoni një cheesecake me miqt, sot më 30 korrik

Sot më 30 korrik do të kujtojmë dy nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

Dita ndërkombëtare e miqësisë!

Dita ndërkombëtare e miqësisë më 30 korrik inkurajon miqt pranë dhe larg të kujtojnë njëri tjetrin. Thelbësore për të zhvilluar miqësi të forta në të gjithë botën është shpresa për një frymë në rritje të solidaritetit njerëzor.

Dita inkurajon të bësh miq dhe të krijosh marrëdhënie me njerëz jashtë kulturës, vendit, apo prejardhjes tënde. Përmes këtyre marrëdhënieve, zhvillohet një kulturë e mirëkuptimit paqësor dhe reciprok.

Aristoteli klasifikoi llojet e miqve në tre kategori:

Miqësia e shërbimeve – bashkëpuntor, një partner biznesi në të cilin qëllimi i miqësisë është një objektiv i ndërsjellë.
Miqësia e kënaqësisë – një person me të cilin të tjerët e pëlqejnë shumë pasi kanë një mençuri të shpejtë ose një qëndrim ngritës.
Mik i mirë – respekt i ndërsjellë dhe admirim për cilësitë e njëri-tjetrit, megjithëse mund të ketë dallime.

International Day of Friendship 2020 - Important Date, History ...

Dita kombëtare e cheesecake!

Gjithashtu më 30 korrik festohet edhe dita kombëtare e cheesecake-ut. Kjo ëmbëlsirë është një prej të preferuarat të Amerikës.

Emri i kësaj ëmbëlsire vjen nga djathi i butë i përdorur si përbërësi kryesor. Në varësi të recetës, përdoret ose djathë krem ose gjizë. Kur djathi përzihet me sheqerin, vezët dhe përbërësit e tjerë, kjo mas bëhet më e trash.

James Kraft zhvilloi një formë të kremit të djathit të pasterizuar në 1912. Në 1928, Kraft zhvilloi markën e Filadelfisë dhe tregtoi “Djathin e Kremrave të Pasterizuar të Philadelphias”. Sot, prodhuesit e djathrave përdorin këtë markë më shumë se çdo tjetër.

Pavarësisht nëse e bëni një në shtëpi ose e merni në dyqan sot shijoni cheesecake me familjarët ose miqt tuaj.

Best Vegan Cheesecake Recipe - How To Make Vegan Cheesecake

Ndaj sot për të festuar të dyja ngjarjet mblidhni miqt tuaj më të afërt edhe shijoni një cheesecake bashkë.


TË NGJASHME