HomeLajme

Shijoni pamjet magjepsëse nga epoka e Anglisë Viktoriane, 124 vjet më parë (VIDEO)

Një filmim i rrallë që tregon fëmijët në një plazh në Anglinë Viktoriane 124 vjet më parë është rishfaqur pasi është përpunuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Detaje të reja të jashtëzakonshme në lidhje me klipin e quajtur ‘Peshkatarët e karkalecave’ u shfaqën pas punës që u bë për ta kthyer klipin në pamje dixhitale me ngjyra e me rezolucion të lartë 4k.

Jean-Paul Lilienfeld, një regjisor francez, i postoi imazhet në internet duke thënë se ato ishin ‘restauruar dhe ngjyrosur duke përdorur inteligjencën artificiale’, me një kolonë zanore të përshtatshme të përplasjes së valëve dhe të qeshurave dhe britmave të fëmijëve të gëzuar.

Burimi: Daily Mail


TË NGJASHME