Lajme Lifestyle Moda Shëndeti

Shirat, një makth për flokët! Ja si të mos përfundoni si kokëkashta

1. Produktet për zbutjen e flokëve janë të rëndësishme

Zbutësit e flokëve, të cilët këshillohet të aplikohen në flokë të lagur, reduktojnë fryrjen. Ata i mbajnë flokët në gjendje normale, pavarësisht lagështirës së mjedisit.

2. Përdorni shampon dhe peshqirët e duhur

Tregoni kujdes duke zgjedhur shampon e duhur për flokët tuaj, shoqëruar me balsamin përkatës. Pas larjes, përdorni peshqir me mikrofibra.

3. Mos i lani flokët më shumë seç duhet

Si pasojë e larjes së shpeshtë, do të humbisni vajrat natyralë që i mbajnë flokët në gjendje normale. 

4. Përdorni pak xhel ose llak për flokët

Xheli ose llaku mund të funksionojë gjatë ditëve me mot të lagësht. Produkte të tilla i bëjnë flokët më të qëndrueshëm.

5. Konsideroni një trajtim me keratin

Trajtimi me keratin është një ndër trajtimet më të rekomanduara për t’i bërë flokët më të shëndetshëm. Ai mund të aplikohet në të gjithë llojet e flokëve.

6. Përdorni një serum për flokët

Tregohuni të kujdesshëm që të përdorni produkte pa silikon, pasi gjendet te një pjesë e mirë e kremrave dhe serumeve kundër lagështirës së tepërt në flokë.

7. Stilojini sa më shumë

Për të patur situatën nën kontroll, stilojini flokët në modele të përshtatshme, ku fryerja nuk bie në sy. Këshillohen gërshetat dhe kapjet në formë topuzi.

8. Përqafoni strukturën natyrale të flokëve

Nëse keni flokë të drejtë, mos i bëni kaçurrela ose me onde gjatë ditëve me mot të lagësht dhe e anasjellta; nëse flokët i keni me onde, mos i drejtoni.

Burimi: Byrdie

Related posts

Zbulohet historia e dy vëllezërve Basho, priten të tjera arrestime

Klaudia gotanews

Berat, “Range Roveri” del nga rruga

Mila

Derbi Partizani-Tirana, ja data dhe ora kur do të luhet

Mila
Na Kontaktoni!