HomeLajmi i Fundit

Shisnin kanabis në plazhe, pranga autorëve

Policia e Sarandës dhe e Himarës kanë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët shisnin kanabis në zonat e plazhit.

Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në dhomën e tij të pushimit në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 16 doza kanabisi.

Po kështu arrestohet dhe shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi ditën e djeshme është kapur në rrugën e Ksamilit dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 2 doza kanabisi.