HomeLajme

Shiste drogë, kapet 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar që shiste drogë në rrugët e kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


TË NGJASHME