HomeShowbiz

“Shiste mend” me paratë e gjyshes, si i vodhi modelja 230 mijë paund

Modelja 38 vjeçare është akuzuar se ka vjedhur plot 230 mijë paund nga gjyshja e saj e cila vuan nga dementia.

Pasi e pushuan nga puna, teksa jetonte në Londër, 38-vjeçarja Emily Evans-Schreiber, kërkoi që të kujdesej për gjyshen e saj nga mamaja. Ajo ishte 90 vjeçe në janar të vitit 2018.

Evans-Schreiber mori në dorë financat e gjyshes përmes një mandati të autorizuar nga gruaja e moshuar, e cila nuk ishte tërësisht në gjendje të vetëdijshme. Gjatë një periudhe 9 mujore, nga prilli i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2018, 38-vjeçarja kreu rreth 42 transaksione, duke marrë nga llogaria e gjyshes 230.0251 paund.

Ajo i kaloi paratë në llogarinë e saj, ku kishin ngelur fillimisht vetëm 40 paund. Ish-modelja u shpall fajtore dhe u la në liri me kusht, duke mos vuajtur kështu dënimin në burg, për shkak se është nënë e një fëmije të vogël.

Sipas trupës gjykuese, gruaja i harxhoi paratë duke udhëtuar nëpër botë, përfshirë edhe një udhëtim në Los Angeles, duke fjetur në hotele të shtrenjta, duke dizenjuar veshje e duke blerë produkte kozmetike të shtrenjta.

Ishte mamaja e saj që vuri re jetën e shthurur dhe të pafrenuar të së bijës, e cila ishte e papunë dhe jetonte në një shtëpi të cilën ia kishin blerë prindërit, pa paguar qeranë. Duke dyshuar, nëna e 38-vjeçares telefonoi më parë bankën dhe më pas policinë, ku denoncoi mashtrimin e së bijës.


TË NGJASHME