HomePolitikë

‘Shitblerja e votave nga LSI’, Vasili i përgjigjet Ballës: OSBE-ODIHR deklaroi se…

Petrit Vasili iu është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend “LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri dhe se duhen ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votës”.

Vasili tha se maxhoranca është produkti më i shëmtuar i shitblerjes së votës në vend, duke cituar edhe raportet e OSBE-ODIHR dhe DASH.

“Ky është një parlament dhe Rilindja e cila e ka zaptuar atë parlament në kundërshtim me Kushtetutën e çdo gjë tjetër është produkti më i shëmtuar, më i neveritshëm i shitblerjes së votës në vend. Këtë nuk e thotë vetëm opozita por edhe OSBE-ODIHR, i cili thotë se vetëm LSI dhe PD denoncuan qartë shitblerjen e votës nga PS dhe nuk ka asnjë rresht që të provojë të kundërtën. Të njëjtën gjë pohon edhe raporti i DASH.

Dosja 339 qartëson shumë pastër dhe pa asnjë ekuivok që janë pikërisht këta drejtues socialist të implikuar nga i pari tek i fundit me shitblerjen e votës me krimin e organizuar, me emër, me mbiemër dhe me zë. Çfarë kanë bërë të panikosur deri në qelizë? Kanë bllokuar dosjen 339 për të mos dalë të vërtetat
.”, tha Vasili.


TË NGJASHME