HomeSociale

Shitja e paligjshme e alkoolit. Të miturit e blejnë pa probleme

AlkooliShqipëri tregtohet për të gjithë pa pyetur se çfarë moshe ka blerësi.

Ndonëse ka një ligj për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, askush nuk e respekton atë as nëpër lokale dhe as nëpër dyqane. Me lejen e prindit që i shoqëronte i kërkuam dy nxënësve që ktheheshin nga shkolla të na blinin birrë në dyqanin më të afërt. Ata e kryen porosinë me sukses.

Nxënësit e shkollës dhe jo vetëm janë të ekspozuar në konsumin e alkoolit. Madje, në një raport të Institutit të Shëndetit Publik thuhet se jo vetëm djemtë e kësaj moshe, por edhe vajzat konsumojnë alkool dhe e kanë shumë të lehtë për ta siguruar. Brenda një jave, 1 në 6 nxënës tregon se ka konsumuar alkool. Dhe po kështu, 18.2% e të anketuarave ka deklaruar se për shkak të konsumit të alkoolit ishte përfshirë në debate të forta dhe 14.2% e tyre janë shprehur se janë përfshirë në ndeshje fizike si efekt i konsumit të alkoolit.

Në bazë të ligjit të mbrojtjes së të miturve nga alkooli duhet që Inspektorati Shëndetësor Shtetëror të kontrollojë zbatimin e tij. Madje, nisma më e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë është që lokalet pranë shkollave nuk do të lejohet që të tregtojnë alkool.

Por, si gjithmonë, ne kemi ligje të shkruara shumë mirë, ndërkohë që në terren ndodh e kundërta.


TË NGJASHME