HomeTeknologji

Shitjet e iPhone rënie rekord

Kompania kishte paralajmëruar më parë se shitjet e iPhone do të ishin të dobëta duke cituar Kinën ku Apple konkurron me rivalë si Huawei.

Shitjet e Apple iPhone ranë me ritmin më të lartë se asnjë herë më parë për tre muajt e parë të 2019-ës.

Gjigandi i teknologjisë tha se të ardhurat nga iPhone ranë me 17% në 31 miliardë dollarë. Megjithatë shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook tha se shitjet ishin të forta drejt fundit të muajit Mars përfshirë Kinën pasi uli çmimin e iPhone.

Apple reduktoi të ardhura për pritshmëritë mes 52.5 miliardë deri në 54.5 miliardë dollarë. Për tre muajt e parë të ardhura totale ishin 58 miliardë dollarë duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve prej 57.3 miliardë dollarë.

Megjithatë është më poshtë sesa tre mujori i dytë i vitit të kaluar ku raportoi 61.1 miliardë dollarë. Fitimi i Apple ra në 11.5 miliardë dollarë krahasuar me 13.8 miliardë dollarë një vit më parë.

Të ardhurat nga shërbimet u rritën në 11.4 miliardë dollarë nga 9.8 miliardë dollarë një vit më parë.


TË NGJASHME