HomeLajme

Shiu i rrëmbyeshëm kthen shpresën në Australi

Shiu i rrëmbyeshëm në Australinë lindore të premten, për të dytën ditë radhazi, ka sjellë pak çlirim pas krizës së zjarreve që zgjati prej muajsh, por me dhjetëra vatra zjarri mbeten ende jashtë kontrollit.

Moti i lagësht i kësaj jave u ka dhënë zjarrfikësve të stërlodhur një ndihmë të madhe në luftën me flakët që janë ushqyer nga ndryshimet e klimës dhe thatësira në vend. Zjarret kanë marrë 28 jetë njerëzish, kanë zhuritur hektarë të tërë pyje dhe kanë shkatërruar me mijëra shtëpi.

Pas muajsh mot të nxehtë dhe të thatë, të premten u regjistruan reshjet më të mëdha të shiut në afro një dekadë në disa zona pranë vatrave të zjarrit. Situata vazhdon të mbetet kritike, por perspektiva e vazhdimit të motit të lagësht në zonat e Australisë lindore dhe jugore gjatë ditëve në vijim, mban gjallë shpresën.

Shiu i rrëmbyeshëm pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës në Nju Sauth Uells, duke u zgjeruar madje edhe në zonat e zjarrit më në jug të vendit. Rreth një miliardë kafshë ndërkohë përllogaritet se kanë humbur jetën në zjarre ndërsa shumë habitate janë shkatërruar


TË NGJASHME