HomeModa

Shkallëzimi i padukshëm, trendi më i ri i flokëve që ka fiksuar vajzat e Instagram-it

Të gjitha vajzat e Instagrami po i presin flokët me një shkallëzim “të padukshëm”!

Ky me sa duket është sekreti për të provuar atë modelin e ri të flokëve tuaj pa qenë nevoja të ngacmoni gjatësinë e tyre.

Ideja është të mos sakrifikosh gjatësinë e flokëve dhe të ruash volumin e tyre duke luajtur me flokët tuaj të prerë shkallë-shkallë.

Përdorimi i kësaj teknike për të hequr peshën duke prerë majërat e flokëve do t’i bëjë ato t’i rezistojnë modeleve me onde dhe me volum, që i shohim te çdo femër e famshme ose jo në Instagram.

Ne kemi përzgjedhur sot disa nga vajzat e Instagramit që i kanë prerë flokët me shkallëzim, dhe që nuk duken aspak sikur i kanë prerë!


TË NGJASHME