HomePolitikë

Shkarkimi i Agim Kajmakut, vjen reagimi i kryeministrit

Pasi KQZ vendosi t’i hiqte mandatin dhe të shkarkonte kryebashkiakun të Vorës,  Agim Kajmakun, ka reaguar menjëherë  dhe kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët për këtë vendin, shefi i qeverisë dha këtë përgjigje: “Institucionet janë institucione”-tha Rama.

Këtë deklaratë të shkurtër shefi i qeverisë i bëri pas përfundimit të mbledhjes me deputetë dhe krye bashkiakët e Veriut, ku fokusi i mbledhjes ka qenë ristrukturimi i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, por jo vetëm.

Shkarkimi i Agim Kajmakut nga KQZ u bë në mënyrë unanime me 5 vota pro.


TË NGJASHME