HomePolitikë

Shkarkimi i Besnik Muçit/ Klodiana Lala: Lidhje me një biznesmen që…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, i zgjedhur vetëm pak javë më parë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me dekret të Presidentit Ilir Meta.

Kolegji vërejti se Muçi, i cili ju nënshtrua procesit të rivlerësimit në cilësinë e një prokurori i përfshirë dhe në garën për Prokurorinë speciale anti-korrupsion, nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar shpenzimet për katër vite, huatë e marra për blerjen e dy apartamenteve, apo dhe mos deklarimin enjë sipërfaqeje tokë të përfituar nga bashkëshortja si pjesë që i takonte nga familja e saj.

Besnik Muçit ju kontestua dhe fakti se kishte patur marrëdhënie shoqërore me një person të përfshirë në një konflikt me armë nga cili kishte siguruar privilegje dhe për blerjen e një apartamenti apo dhe të një huaje të pashlyer. Për këtë rast dy gazetarët e aktualitetit, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë dhënë disa detaje.

Klodiana Lala: Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë dhe një tjetër argument që tha se Besnik Muçi ka cenuar besimin e publikut te drejtësia për faktin se gjatë…për shkak të lidhjeve me një person të inkriminuar ka përfituar privilegje prej tij…bëhet fjalë për një biznesmen të njohur me inicialet A.L…kështu e tha KPA unë kam qenë dëshmitare e kam ndjekur nga fillimi deri në fund

Blendi Fevziu: O është biznesmen, o është i inkriminuar?

Klodiana Lala: Është edhe biznesmen edhe i inkriminuar , është i hetuar është i dënuar në shkallë të parë…që sipas KPA në kohën që zoti Muçi ushtronte detyrën e prokurorit pranë prokurorisë së Tiranës, biznesmeni në fjalë me të cilin ai kishte marrëdhënie huaje dhe kontrate për blerjen të një apartamenti tjetër që nuk përmendet në këtë pjesë që ju keni shkëputur, bëhej fjalë për një shumë prej 21 mijë eurosh dhe kolegji doli në përfundimin që për shkak të profesionit Zoti Muçi ka përfituar privigjele nga ky biznesmen.

Artan Hoxha: Në të gjitha rastet, kush ka shkuar në Komisionin e Apelimit është djegur. Në rastin konkret, është diskutuar kjo gjë. Në rastin e zotit Muci ka problematikë. Ky ligj që po rrëzon sot njëri pas tjetrit, është bërë pas dhe prokurorët nuk e dinin, ka prokurorë që kanë ikur për një foto./ Opinion.al


TË NGJASHME