HomePolitikë

Shkarkimi i Ditmir Bushatit, këshilltari i Kongresit Amerikan kritika Ramës

Këshilltari i Kongresit Amerikan, Robert Hand në një intervistë për Zërin e Amerikës ka quajtur si zhgënjyese faktin që ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shkarkuar nga kjo detyrë.

Hand ka folur për vendimin e OSBE-së për t’ia lejuar drejtimin Shqipërisë në vitin 2020, por është treguar kritik për faktin se ministri i ri nuk ka provojnë e Ditmir Bushatit.

Sipas OSBE ishte pajtuar dhe pranoi idenë që Shqipëria ta drejtonte OSBE-në, por tashme sipas tij ky vendim është në pikëpyetje.

“Mund t’ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të kryesonte OSBE-në në vitin 2020, unë u tregova jashtëzakonisht mbështetës. Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitetit nga jashtë, por të kontribuojë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE-së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesional, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE-ja u pajtua me idenë, në ministrinë e jashtme pati ndryshime. Ju e dini: tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE-në”, theksoi Hand.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët rolin e Shqipërisë kur të marrë kryesinë e radhës të OSBE-së, vitin e ardhshëm. Cilat pritet të jenë sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria.

Robert Hand: Komisioni i Helsinkit, ku unë punoj, e ndjek nga shumë afër OSBE-në. Ne bashkëpunojmë me Departamentin e Shtetit dhe ndihmojmë për t’i dhënë formë politikës amerikane ndaj OSBE-së. Mund t’ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të kryesonte OSBE-në në vitin 2020, unë u tregova jashtëzakonisht mbështetës. Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitetit nga jashtë, por të kontribuojë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE-së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesional, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE-ja u pajtua me idenë, në ministrinë e jashtme pati ndryshime. Ju e dini: tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE-në.

Siç e përmenda më lart për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por edhe të ndërhyrjeve diku tjetër në Evropë, situatën në Kaukaz, etj., OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë, dhe unë vërtet shpresoj se Shqipëria do të jetë akoma në gjendje ta sigurojë atë udhëheqje, por sot jam pak më shumë i shqetësuar sesa isha vitin e kaluar kur u bë oferta e parë. Gjëja tjetër që do të thosha është se OSBE-ja, ose procesi i Helsinkit, ka qenë historikisht një fanar për shpresat e njerëzve, që të drejtat e tyre njerëzore të respektohen, që demokracia të përparojë. Dhe, që një vend të kryesojë OSBE-në, ai duhet t’i mishërojë disi këto parime të Helsinkit për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe për sigurinë e vërtetë të përgjithshme. Kjo nuk do të thotë se çdo vend duhet të jetë si Norvegjia, ku gjithçka duket gjithmonë shumë paqësore shumë e qetë dhe shumë demokratike. Por një vend duhet të priret në drejtimin e duhur dhe pikërisht këtu ka disa shqetësime, për shembull në media, në trajtimin e gazetarëve investigativë dhe ndoshta në dëshirën për të gjobitur njerëzit për atë që publikojnë në internet. Kreut të zyrës së OSBE-së do t’i duhet të shkojë në vende si Moska, ose Bakuja, apo vende të Azinë Qendrore, dhe të kërkojë një respektim më të madh të të drejtave të njeriut, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të lira e të ndershme, ose norma demokratike. Është e vështirë ta bëjë këtë një vend kur nuk ecën në drejtimin e duhur. Kjo është një nga sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria në 2020, po nuk ndryshoi kurs duke ecur në një drejtim më pozitiv.


TË NGJASHME