HomePolitikë

‘Shkarkimi i Hilës, akt kriminal’, Basha: Skenar i Ramës dhe Tom Doshit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës. Basha e ka cilësuar shkarkimin e Hilës një akt kriminal dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ai ka hedhur akuza ndaj Ramës dhe Tom Doshit, pasi sipas tij sulmi ndaj KZAZ në Bushat është skenar i këtyre të fundit.

Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.

Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin. Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte.”, ka thënë Basha.


TË NGJASHME