HomePolitikë

Shkarkimi i kryebashkiakut, paralajmëron avokati

Me 5 vota pro KQZ shkarkoi sot nga detyra kryebashkiakun e Vores Agim Kajmakun. Për këtë vendim do të duhet të njoftohet menjëherë kryeministri Edi Rama, tha kreu i KQZ Klement Zguri.

Avokati Isuf Shehu në një reagim tha se do ta ankimojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimin e 5 anëtarëve e konsideron anti-kushtetues.

Ky është një moment thelbësor se ju thoni keni një ligj përpara, por s’është ligj, akt normativ por vendim i Kuvendit.

Vendimi i Kuvendit s’mund të barazohet me ligjin. Ju jeni të detyruar të zbatoni Kushtetutën, të garantoni të drejtën e individit për tu zgjedhur.

Ju aty s’jeni vecse të zgjedhur por edhe të përzgjedhur,ndaj duhet të merrni vendim në bazë të ndërgjegjes. Sic thote ajo shprehja “tirania më e keqe është ajo e ligjeve të këqija”, tha avokati ne mbledhje para se anetaret e KQZ te terhiqeshin per vendim.


TË NGJASHME