HomePolitikë

Shkarkimi i Metës, ja çfarë thotë Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” u pyet nëse janë votat për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Balla tha se maxhoranca aktualisht ka në parlament 74 vota, duke shtuar se beson se ndjeshmëria ndaj aktit të paprecedentë të presidentit Meta do të bëjë që ai të shkarkohet me shumicë votash.

Gazetari Aleksandër Çipa: Nëse nuk i keni votat për të shkarkuar presidentin, çfarë do të bëni?

Taulant Balla: Shqiptarët na kanë dhënë 74 mandate, për ta shkarkuar duhen më shumë vota. Unë besoj se në Kuvendin e Shqipërisë, ndjeshmëria ndaj këtij akti të paprecedent do të bëjë që të shkarkohet presidenti Meta. Unë besoj se e  dinin të gjithë se Meta do ta bënte këtë akt të paprecedent.

Gazetari Erl Murati: Mendoni se shkarkimi i Metës e rrit krizën apo jo?

Taulant Balla: Unë mendoj se Meta nuk meriton më të jetë në atë rol, prandaj duhet shkarkuar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste, Taulant Balla deklaroi sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, se ka dalë i pafajshëm në lidhje me akuzat e ngritura nga PD për rastin e “Xhisiela Malokut”.

Në këtë histori Balla ishte akuzuar se ishte në komisariatin e Fushë-Krujës dhe se kishte kërcënuar nën-oficerin Nuhu që të mos procedonte djalin e deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar nga ish e dashura për dhunë e përndjekje.

Balla tha sot se kryedemokrati Basha dhe persona të tjerë brenda PD që e kanë akuzuar kanë dalë bllof, pasi Prokuroria e Tiranës e ka nxjerrë të pafjashëm. “Unë nuk kam qënë fare në atë komisariat, u shpreh Balla.

“Dua të them një ekskluzive: Kam qenë në këtë studio e mbani mend historinë e Xhiselës dhe konferencën e Lulzim Bashës që akuzonte se kreu i grupit parlamentar të opozitës e dërgoi këtë email në të gjitha selitë europiane? Sot kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigje për hetimin tim dhe rezulton se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës është shpifje dhe vërtetohet në çdo qelizë që Taulant Balla s’ka qënë asnjëherë në komisariatin e Fushë-Krujës, sepse këtë shefin e komisariatit Lulzim Basha e ka ndihmuar dhe ai personi që më akuzoi, Emiljano Nuhu është zyrtarisht prej sot një person që akuzohet për kallëzim të rremë. Ja si bëhen këto lajmet e rreme në Shqipëri”,- tha Balla.


TË NGJASHME