HomeLajmi i Fundit

Shkarkimi i Metës, Kuvendi ia kalon çështjen Kushtetueses, pritet ‘fjala e fundit’

Kuvendi ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në datën 9 qershor, Kuvendi votoi pro shkarkimit të Presidentit Meta, me 104 vota. Argumenti lidhej me shkeljen e rëndë të Kushtetutës para dhe pas fushatës zgjedhore, duke mos ruajtur paanësinë dhe madje ka ushqyer urrejtje dhe “luftë”.

Por pavarësisht kësaj mbetet në dorën e Gjykatës Kushtetuese, se çfarë do të vendosë përfundimisht dhe nëse gjetjet e bëra nga Komisioni Hetimor do të konsiderohen si shkelje të rënda.

Nga ana tjetër Meta e ka shpërfillur këtë vendim të Kuvendit, duke e shprehur se e priste, por qetësisht ka vijuar duke thënë se pret të bashkëpunojë me opozitën e re dhe deri në 22 korrik të 2022 do të jetë në detyrë, pra deri në fund të mandatit.


TË NGJASHME