HomePolitikë

Shkarkimi i Metës, mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta do të mblidhet ditën e sotme në orën 13:00. Ky komision pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të Metës, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re më në krye kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën.


TË NGJASHME