HomePolitikë

Shkarkimi i Metës, zbardhet lista me 55 emrat që firmosën kërkesën

Zbardhet lista e plotë me emrat e deputetëve të cilët kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije në një konferencë ditën e sotme se janë 55 deputetë të cilët kanë firmosur për shkarkimin e Metës.

“Përpara se sa t’i shkojë për votim Kuvendit, shkarkimi i zotit Ilir Meta nga detyra,  do të vlerësohet nga një Komision i Posaçëm Hetimor. Është e qartë që votimi i Kuvendit, në rast se propozimi për shkarkimin do të marre 2/3 e votave te deputeteve, pra 94 vota e lart, do t’i shkojë për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë të thotë fjalen e fundit për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi bën vlerësimin e arsyeve që e kanë detyruar Kuvendin të hedhë një hap kaq të jashtëzakonshëm‘, u shpreh Balla.


64788234_343477923003702_7732114547930038272_n.jpg
64372490_426046208242607_2323633021451763712_n.jpg
64473359_577445902779762_7354466813851205632_n.jpg
64409572_307945983418264_2372441854437228544_n.jpg
64544758_330235054556825_2368641538524708864_n.jpg
64684273_350487815656792_1227291719490338816_n.jpg

TË NGJASHME