HomePolitikë

Shkarkimi i Metës, zbardhet shkesa e Kuvendit drejtuar Komisionit të Venecias

Zbardhet shkresa e Kuvendit të Shqipërisë drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, për t’ë marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.

Në letrën e firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Buquicchio kërkohet mendim mbi situatën në Shqipëri, duke e konsideruar të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për mirëfunksioninim e demokracisë në Shqipëri.

Ne letër Ruçi i drejton 8 pyetje Komisionit të Venecias lidhur me rolin e Presidentit Meta:

1. Cili është roli i Presidentit të Republikës bën regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?

2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentar, siç është Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?

4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?

5. Nëse Presidenti i Republikës pasi ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimit të shtetit të së drejtës?

6. Në rastin e mësipërm a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cënuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

7. Nisur nga pranimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datëen 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarë të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?

8. Duke patur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cënohet siguria juridike në këto raste? A është i lidhur cënimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cënimi konsiderohet i kryer?

Ruçi u shpreh në letër se nisur nga ndjeshmëria dhe situata ku ndodhet vendi, do të vlerësonin shumë një opinion sa më shpejtë që të jetë e mundur nga Komisioni i Venecias.


TË NGJASHME