HomePolitikë

“Shkarkimi i Metës”, zbulohet kur publikohet raporti përfundimtar

Komisioni Hetimor për  Presidentin Ilir Meta zhvilloi mbledhjen këtë të hënë.

Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve, si pjesë e dosjes.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja ka deklaruar se komisioni duhet të miratojë raportin përfundimtar të çështjes deri në datën 18 korrik dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

“Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij..”-tha Manja.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME