HomePolitikë

Shkarkimi i presidentit, Murrizi i bindur: Ja pse Meta nuk do shkarkohet

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Top Talk” duke folur për situatën politike në të cilën gjendet vendi, tha se PS-ja nuk do ta shkarkojë Metën, pasi është produkt i kësaj mazhorance, por edhe sepse ajo çfarë do të diskutohet në Kuvend këtë të enjte nuk është shkarkimi i Metës.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk është rezolutë për të shkarkuar Ilir Metën. Projektrezoluta e nesërme nuk ka nevojë për shumicë të cilësuar. Ajo kalon me shumicë të thjeshtë, Nuk kërkon 93 vota nesër. Është disa hapa për të shkuar tek ardhja e votave të 2/3. Unë besoj se nuk do ta shkarkojnë. Ky President është prodhim i kësaj mazhorance, pa asnjë votë nga krahu tjetër politik, paçka se një grusht militantësh që brohorisin përpara Parlamenti, që kërkojnë të kthehen në administratë, e quajnë fitore të madhe, shpëtues”, u shpreh Murrizi.

Kujtojmë që pak minuta pasi Meta firmosi dekretin që anulonte zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, PS mblodhi kryesinë nga ku u njoftua edhe nisja e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës.


TË NGJASHME