HomeSociale

Shkarkohen drejtoresha e Doganave dhe ajo e Tatimeve/ Ja kush i zëvendëson

Drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero është shkarkuar sot nga detyra.

Mësohet se në vendin e saj do të vendoset Enton Duro.

Ai aktualisht mban postin e drejtorit në Drejtorinë e taksës së Pronës dhe në ministrinë e Financave.

Po ashtu lëvizje ka pasur edhe në drejtorinë e Doganave.

Kreu i këtij institucioni Belinda Ikonomi, largohet për t’u bërë zëvendësministre tek Ekonomia.

Ajo do të zëvendësohet nga Arlind Gjokutaj, i cili mban postin e drejtorit në Drejtorin e Pastrimit të Parave.


TË NGJASHME