HomeLajme

Shkarkohet drejtori i Policisë në Durrës, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe. Tjetër lëvizje të drejtuesve në radhët e Policisë së Shtetit.

Drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Mësohet se më herët, Shehu që do të zevendësojë Çepën, mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ndryshuan drejtori i Policisë Rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë, për të cilët doli me akuza Partia Demokratike, duke thënë se u shpërblyen njerëzit që mbollën me kanabis vendin.


TË NGJASHME