HomeLajmi i Fundit

Shkarkohet gjyqtari Artur Gaxha, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha. Në dhënien e vendimit Gaxha nuk ka qenë i pranishëm. KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte pasurinë dhe subjekt i dyshimeve është bërë një apartament 124,8 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011.

KPK u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe një tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2,  të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.