HomeLajme

Shkarkohet nga detyra drejtuesi ekzekutiv

Është shkarkuar nga detyra drejtuesi ekzekutiv i rrjetit të “Fast Food”, McDonald’s Steve Easterbrook, për shkak të një marrëdhënie që ai kishte me një nga punonjëset në kompani.

Sipas McDonald’s Easterbrook “ka shkelur politikat e kompanisë” dhe është treguar me ‘gjykim të dobët’ Përmes një email-i dërguar stafit Easterbrook, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie dhe tha se kjo ishte gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, -tha ai. 52-vjeçari Easterbrook, i cili është i divorcuar, ka punuar për McDonald’s që në vitin 1993 si menaxher në Londër.

Në vitin 2015 ai është emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.


TË NGJASHME