HomeSport

Shkarkohet trajneri i Genoas, e zëvendëson paraardhësi

Presidenti i Chievos, Luca Campedelli ditën e djeshme shkarkoi trajnerin D’Anna, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës ish teknikut të Italisë, Gianpiero Ventura.

Vetëm disa orë më vonë, erdhi edhe shkarkimi i dytë sezonal i trajnerëve në Serinë A, teksa presidenti i Genoas vendosi të largojë teknikun Davide Ballardini, pasi skaudra e tij humbi 1-3 në shtëpi, përballë Parmës.

Shkarkimi i Ballardinit u cilësua i nxituar nga mediat sportive në Itali, pasi Genoa ka grumbulluar 12 pikë në 7 javë, po aq sa kanë Milani dhe Torino, ndërsa ka shpërthyer me gola edhe sulmuesi polak Piatek.

Gjithsesi presidenti i Genoas vendosi të rikthejë si trajner kroatin Ivan Juriç, i cili drejtoi skaudrën në fillim të sezonit të kaluar, për t’u shkarkuar në Nëntor të 2017-ës, për t’u zëvendësuar pikërisht nga Ballardini.

 


TË NGJASHME