HomeBotë

Shkatarrohet Palmyra, një nga qytetet më antike të botës

Qyteti sirian Palmyra qëndronte për dekada si një shembull i shkëlqyer i qytetërimit të lashtë, një ndalesë për karvanët në Rrugën e Mëndafshit.

Rrënojat greko-romake kishin marrë statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke e bërë atë një atraksion të lartë turistik në Lindjen e Mesme dhe një Mekë për arkeologët dhe historianët.

Tani qyteti dikur i njohur për artin dhe objektet e tij të lashta është rrënuar nga ISIS. Gjatë sulmit janë shkatërruar disa nga strukturat më të bukura në botë. Tani që ISIS është larguar nga Palmyra,  janë marrë disa pamje brenda qytetit tashmë të shkatërruar që nuk i ngjan aspak qytetit të mëparshëm.

Çfarë mbeti nga ky qytet janë trafikuar në nivel global. Situata mbetet e paqëndrueshme në të gjithë zonën dhe rrugët që të cojnë në të janë ende zona ushtarake.


TË NGJASHME