HomeLajmi i Fundit

Shkatërrohet banda shqiptare, 10 në pranga

Shkatërrohet në Spanjë një grup kriminal me shqiptarë, i akuzuar për transport klandestinësh, me destinacion Britaninë e Madhe.

Mediat vendase raportojnë se në pranga janë vënë 10 shtetas shqiptarë, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Sipas hetimev të para mësohet se grupi kriminal përdorte për kalim disa nga portet në Spanjë, përfshirë Bilbaon, Santander, Valencia dhe Castellón.