HomeLajme

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikantëve të drogës

policia e madritit

Policia e Spanjës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Saksia”, duke arrestuar gjithsej 6 shqiptarë dhe një spanjoll. Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie në zonën portuale të Alikantes ku administronin një magazinë rreth 3 mijë katrorë.

Ky operacion ka bërë që të prangosen gjithsej 6 shqiptarë, të moshave nga 25 deri 45 vjeç. Si bazë e autorëve shërbente një magazinë e braktisur në zonën industriale të qytetit portual të Alikantes, ku kultivoheshin mijëra bimë kanabisi. Nëse ata do të shiteshin në treg, atëherë grupi do të fitonte gjysmë milionë euro, shkruajnë mediat e Spanjës.

Shqiptarët dhe spanjolli kishin organizuar gjithçka thuajsde në mënyrë perfektë, me qëllim që të mos diktoheshin nga policia. Të dyshuarit kishin marrë masa të rrepta për sigurinë, dhe mbikëqyrnin zonën me turne, madje kishin instaluar edhe ndjesorë të lëvizjes për të diktuar prezencën e të huajve pranë godinës ku “punohej”.

Policia snjolle arriti të sekuestrojë një sasi prej 74 kilogramë kanabisi, 1 300 euro të gatshme dhe mjete të tjera të “punës” së paligjshme që zhvillonin shqiptarët. Energjia furnizohej në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik i zonës, ndërsa instalimet dyshohet se ishin kryer nga shtetasi spanjoll.


TË NGJASHME