HomeShowbiz

Shkelin tapetin e kuq për herë të parë si burrë e grua!

Gati një javë më parë ata u martuan në një ceremoni të beftë në “Las Vegas” dhe lajmi bëri xhiron e botës.

Dje në eventin më në zë të momentit “Met Gala 2019” Joe Jonas dhe Sophie Turner shkelën tapetin e kuq për herë të parë si burrë e grua dhe sigurisht që do të ishin në qendër të vëmendjes.

Tematika e këtij eventi kishte në fokus ekzagjerimin dhe jo natyralen. Sophie dhe Joe dukej kështu një çift që e kishin mirëmenduar veshjen dhe ngjyrat e të cilëve ishin në kombinim të plotë me njëri-tjetrin.

Çifti duket i qeshur dhe i lumtur njëkohësisht. Ata mbajnë veshur kostumet që kanë tendencën e viteve 80’, por sigurisht që vijnë në një formë ndryshe, moderne!


TË NGJASHME