Lajme Sport

Shkëlqeu ndaj Islandës, Hysaj në formacionin e më të mirëve

Në ndeshjen ndaj Isalndës një prej më të mirëve në fushë ishte pikërisht kapiteni Elseid Hysaj. Mbrojtësi anësor mori udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje spektakolare në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e “Euro 2020”.

Nëse ndaj Francës meritoi kritika, për 90 minutëshin me Islandën për të ka vetëm superlativa.

Për këtë paraqitje, revista prestigjioze “France Football”, e ka vendosur Hysaj në formacionin e më të mirëve të raundit të 6-të. Revista që krijoi Topin e Artë dekada më parë, vendosi të krijojë dhe një skemë hipotetike 4-1-4-1, ku Hysaj kishte vend në të djathtën e mbrojtjes, si një lojtari që spikati në rolin e tij

“Aksioni i njërit nga golat e Shqipërisë ndaj Islandës por gjithashtu veprimet e Hysaj në fazat mbrojtëse”. Ky është arsyetimi i gjigandit mediatik në vlerësimin për futbollistin kuqezi.

Në listë ka emra të tjerë që spikatën në eliminatore si Jdon Sancho për dygolëshin ndaj Kosovës, apo Cristiano Ronaldo që po marshon drejt rekordeve botërore.

Related posts

Do të performojë në “Sunny Hill Festival”, Miley Cyrus bën gjestin e madh për Kosovën

igligota

Euro prek nivelin më të ulët

Mila

Golden Globes 2019: Ja çfarë veshën yjet në Tapetin e Kuq

Adriana news
Na Kontaktoni!