HomeLajme

Shkëlqim Hajdari: SPAK do të sjellë ndryshimin e madh

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari e ka cilësuar një ngjarje të rëndë atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij, Andi Maloku dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Hajdari tha se në janar të vitit që vjen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të nis punën e saj, ndërsa theksoi se ky institucion ka për të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri. Mes të tjerash ai tha se dosja e parë që duhet të hetohet është vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, i cili u hodh në erë në mes të Vlorës.

“Ngjarja ishte e rëndë (Atentati ndaj Arjan Ndojit). Prokuroritë kanë dështuar. Publiku shqiptar pret që të krijohet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Vettingu është bërë i fortë. Kam bindje se brenda dhjetorit do të krijohet Byroja e Posaçme e Hetimit. Brenda këtij viti do të zgjedhim edhe prokurorin e Përgjithshëm.

Janari do t’i gjejë strukturat e ngritura. Bëj pjesë tek ata njerëz që e njohin mirë sistemin e prokurorisë. Kam shkuar prokuror sektori dhe më pas drejtues apeli. Gjyqësori është masakruar nga politikanët.

Prokurorët e Përgjithshëm janë prodhuar politikisht. Anëtarë te Gjykatës së lartë janë prodhuar politikisht. Me pagat që do të paguhen prokurorët e posaçëm, janë shumë të mira për nivelin e Shqipërisë. Ka një dosje para kësaj të Arjan Ndojit që duhet të hetohet. Është dosja e gjyqtarit që është hedhur në erë në mes të Vlorës. (Vrasja e Skerdilajd Konomi) Unë nuk bëjë optimistin.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për të bërë në Shqipëri ndryshimin e madh. Këta njerëz që do të punojnë në këtë prokurori do të besojnë tek fuqia e tyre dhe jo tek fuqia e njerëzve të tjerë. Kush nuk beson tek prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka probleme të mëdha”, tha Hajdari.


TË NGJASHME