HomeRajon

Shkëmbeu zjarr me policinë, kush është shqiptari i arrestuar në Itali

Rigent Xhixha 29-vjeç është arrestuar në Itali, pasi Gjykata e Teramos kishte lëshuar një urdhër-arresti.

Xhixha është autor i disa veprave penale si “vrasjes së mbetur në tentative”, “grabitje, marrje të pasurive të vjedhura me dhunë” (ngjarje të ndodhura në 30.01.2020 në Colonnella – Teramo ).

I arrestuari kishte hapur zjarr kundër policisë gjatë një ndjekjeje.

Gjatë një përpjekjeje për të arrestuar shqiptarin e rrezikshëm, Xhixha do t’i kundërpërgjigjej forcave të policisë, duke hapur zjarr kundër tyre. Më pas ai do të merrte një makinë dhe do të arratisej duke vazhduar të qëllonte ndaj policisë.

Më pas ai doli nga makina për t’u larguar në këmbë dhe vazhdoi të qëllonte policët, të cilët reaguan ndaj zjarrit, por Xhixha u zhduk.

Rigent Xhixha do të ndalohej nga policia në 04.02.2020. Gjatë kontrollit atij ju gjet një pistoletë e tipit “Beretta”, e mbushur me plumba.


TË NGJASHME