Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Shkëmbi i Kavajës, makina përplas për vdekje një këmbësor

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmje e sotme në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”. Një mjet ka përplasur këmbësorin, i cili ka humbur edhe jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,?  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues? shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

Related posts

“Delegacioni”, premierë botërore në festivalin e filmit në Varshavë

Mila

Më në fund se plasëm! Drake flet për romancën e tij me Kylie Jenner

Mila

Rama: Shqipëria ofron edhe ‘turizëm protestash’

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!