HomeLajmi i Fundit

Shkëmbim zjarri në Durrës, një i vdekur

LAJMI-I-FUNDIT-1

Të shtëna me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek mbikalimi i Shkozetit, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa personave.

Për pasojë 1 person humbi jetën dhe u plagosën 3 të tjerë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes dy grupeve rivale, të cilët kanë qenë në dy makina, ndërsa kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Po ashtu mësohet se një prej mjeteve tip benz me targë AA333ZD është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri po lokalizohet nga policia. Deri me tani nuk dihen ideniteti i viktimes dhe i tre te plagosurve, njeri prej tyre rende.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

vijon…