HomeLajme

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar

policia-tirane

Një shkëmbim zjarri mes një grupi grabitësish dhe policisë greke është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kufirin greko-shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, teksa policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash, që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Në ndjekje të tyre është vënë menjëherë skuadra e OPKE, Sektori kundër Narkotikëve, dhe dy skuadra të policisë kufitare. Por, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i grupit të grabitësve, të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë, ku edhe kjo e fundit është përgjigjur me zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre prej autorëve kanë arritur të kalojnë në tokën shqiptare, në një zonë pyjore, por dy prej tyre janë kapur. Ata janë shqiptarë, 16 dhe 46 vjeç, ku ky i fundit ka vijuar rezistencën e fortë ndaj policisë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshë, i transportonin ato të gjalla ose të vrara me mushka drejt Shqipërisë, ku i shisnin.


TË NGJASHME