Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Shkenca e pohon, sa më shumë ziheni aq më tepër duheni

Zënkat me partnertin/partneren i bëjnë mirë marrëdhënies suaj. Në fakt, çiftet që debatojnë shpesh, në një mënyrë paqësore, mund të qëndrojnë bashkë më gjatë, pavarësisht keqkuptimeve të vogla, ata e dinë që dashuria e tyre është e sinqertë dhe e vërtetë.

Zënkat janë një shenjë e një marrëdhënie të pjekur

Zhdukja e vazhdueshme e konfliktit nuk është aspak mënyra më e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë. Përkundrazi, nëse mund të flisni me argumente edhe kur debatoni, kjo do të thotë që e keni çuar dashurinë tuaj në një tjetër nivel. Njerëzit e pjekur nuk përdorin sulme personale ose të bërtitura.


Tregojnë se keni kujdes ndaj partnerit/partneres

Sigurisht që do të ishte më e lehtë të mbyllnit një sy për zakonet që ju çmendin nga partneri juaj. Mirëpo, në fakt juve nuk ju pëlqen të qëndroni në zonën e rehatisë dhe mendoni për të ardhmen më shumë se për të tashmen. Kjo mund të jetë një shenjë e një dashurie të vërtetë. Me fjalë të tjera, debati tregon se ju jeni shumë të angazhuar.

Debati e bën komunikimin më të lehtë

Për të krijuar besim në marrëdhënien tuaj, ju nuk duhet të qëndroni të qetë. Argumenti është një nga format kryesore të komunikimit. Ju bën më të afërt me partnerin dhe krijon besim .

Debati tregon se do të qëndroni më shumë bashkë

Gabimi më i madh që çiftet zakonisht bëjnë është shmangia e debateve, me idenë se zënkat nuk janë një gjë e mirë për lidhjen. Mirëpo, komunikimi i dobët bëhet shpesh arsyeja më e zakonshme pse çiftet ndahen. Edhe pse mund të besoni se diskutimi i çështjeve të ndjeshme nuk do t’i shërbejë marrëdhënien suaj, kjo nuk është e vërtetë. Debati ju lejon të përqëndroheni në problemet tuaja dhe t’i zgjidhni ato para se të bëhen shumë të mëdha.

Related posts

Djegia e KZAZ në Bushat, reagon PD

Mila

Habit Angelina Jolie, bën gjestin e papritur ndaj djalit të adoptuar

Migisa

Plagosi me armë kushëririn, jepet vendimi për policin

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!