HomeSport

Shkëndija eleminohet nga Champions, por vazhdon ëndrrën europiane

Shkëndija e Tetovës, është eleminuar mbrëmjen e djeshme nga Champions League. Skuadra maqedonase, u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Nomme Kalju. Edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, dy golat e pësuar në fushën e tyre bënë që tetovarët të eleminohen nga gara për kualifikim në Champions.

Megjithatë, aventura europiane për skuadrën nga Tetova nuk ka përfunduar akoma. Pas eleminimit nga Champions, Shkëndija do të vazhdojë garën për kualifikim në Europa League. Në raundin kualifikues, tetovarët do të përballen me Dudelange. Ndeshja e parë ndaj skuadrës nga Luksemburgu, do të zhvillohet me 25 korrik në Maqedoni, kurse ndeshja e kthimit, do të luhet më datë 1 gusht.


TË NGJASHME