HomeLajmi i Fundit

Shkodër, e reja hidhet nga ura

Një vajzë 21 vjeçare mësohet se i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites, kur vajza është hedhur nga ura e Spatharit.

Viktima është Shpresa Martini, banuese në fshatin Strajkë.

Vajza thuhet se kishte konsumuar ilaçe përpara se të kryente aktin e vetëflijimit.

E reja mësohet se ishte e divorcuar, ndërsa mendohet se aktin fatal në ditën e “Shën Valentinit”, e ka kryer në gjendje të rënduar psikologjike.