HomeLajmi i Fundit

Shkodër/ Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari

Identifikohet 43 vjeçari që u ekzekutua sot në Shkodër. Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër dhe viktimë ka mbetur shtetasi Gjergj Krygja. 

“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”- bën me dije policia.

Shkodër/ Informacion paraprak

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje