HomeLajmi i Fundit

Shkodër, gjendet i pajetë një burrë

Një burrë është gjendur i pajetë në aksi Shkodër-Lezhë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Melgushe.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.I, 40 vjeç. Grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit te viktimës, ndërsa policia po heton nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, fakt që do konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.