HomeSociale

Shkodër, protestë pas skandaleve seksuale të policisë

Studentët e UniversitetitShkodrës protestojnë kundër rasteve të fundit të policëve që janë shfaqur duke ngacmuar seksualisht.

Të ulur në tokë dhe me pankarta në duar me mesazhin: “Stop dhunës, stop përdhunimit” ata kanë bllokuar hyrjen e komisariatit. Gjatë qëndrimit përpara komisariatit, studentët këndojnë Himnin Kombëtar e këgë të tjera patriotike,

Me këtë protest ata kanë mundur të bllokojnë brenda godinës të gjtiëh efektivët që duan të dalin me makina.

Shkak për këtë protestë u bë videoja e publikuar në media e policit në Malësinë e Madhe, Behran Bajrakurti i cili i dërgonte video intime një 15-vjeçareje si dhe një rast i tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Rasti i dytë u publikua nga ish-kryeministri Berisha, i cili i referohet mesazhit të nisur nga një student i këtij universiteti, i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.

Madje sipas tyre ka ngacmuar edhe një pedagoge të këtij fakulteti. Në një video të tyre të siguruar nga “BalkanWeb” studentët pretendojnë se efektivi është futur në tualetin e fakultetit.
ndërsa thuhet se ka qenë i armatosur.


TË NGJASHME