HomeLajmi i Fundit

Shkoi të blinte ushqime me lekë të falsifikuara, në pranga 24-vjeçari

Një i ri ra ne prangat e Policise pasi tentoi të blinte produkte ushqimore me lekë të falsifikuara. Detajin e dyshimtë e vunë re shitësit në market të cilët menjëherë njoftuan uniformat blu.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas njoftimit të marrë se një shtetas me një kartëmonedhë 50 euro, të dyshuar të falsifikuar tentoi të blinte produkte ushqimore kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 24 vjeç, banues në Elbasan, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën e dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.